Connect with us

Kosova

Mustafa kundër Lajçak/ Deklarata jo diplomatike

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se deklarata e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk është diplomatike. Sipas tij, mes normalizimit dhe konfrintimit ka shumë rrugë, variante dhe alternativa.

Teksa ka folur për deklaratën e tij, Mustafa përmendi edhe draft-statutin e dorëzuar në Bruksel që sipas tij nuk është bazë e normalizimit.

“Draft statuti i dorëzuar në Bruksel nuk është bazë e normalizimit. Është një pamflet që s’ka asnjë lidhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me dokumentin për parimet i vitit 2015”, tha Mustafa

Sipas tij, ky draft-statut nuk gjen bazë në pikën 10-të të marrëveshjes së Ohrit.

Kujtojmë se, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi është deklaruar pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se duan normaliz dhe jo konfrontim.

“Duam të fokusohemi te normalizimi, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim”, tha Lajcak.

Advertisement