Politike
Mustafa Nano paralajmëron: Kohë jo të mira për Ballkanin, do të fryjë një erë ndryshe

Mandati i dytë i Donald trump ka krijuar pritshmëritë e një ere të re që do të prek botën, e cila sipas diplomatit Mustafa Nano, do të fryjë ndryshe nga tradita amerikane.
Mastafa nano duke shpalosur veçoritë e erës Donald Trump, paralajmëron kohë jo të mira për Ballkanin.
Në analizën e Nanos, amerikanet janë të mbrojtur nga furia e ndryshimeve të aleancave.
“Disa vlera që janë konservatore , familja, kombi, emigracioni, shqetësimet e amerikanëve ka ditur ti kap këto kauza. Dhe ky mendoj se është çelësi i suksesit të Trump. Rreziku nuk impakton amerikanët”
Por dëshira e presidentit amerikan për të krijuar aleanca të reja, sipas analistit e bën atë të rrezikshëm për BE, që sipas tij ky komunitet duhet te lër ledhatimin e egove nacionale dhe të fokusohet te interesi i përbashkët për të përballuar erën Donald Trump.
“Ekziston frika që NATO mund të shpërbëhet, edhe Bashkimi europian te marr një të krisur të madhe. Nëse Trump i thotë Europës mos prisni më nga unë tiu mbrojë atëherë ndodhet para një sfide të madhe: të garantojë mbrojtjen e vetë”.
Ndryshe nga fjalët, Mustafa Nano beson se Trump po përpiqet të frenojë luftën e tretë botërore, por me veprime që mund ti kushtojnë Europës.
“Trump do të mbyll luftën, edhe ndoshta me koston e një Ukraine të dobët, por është Europa ajo që ndihet e rrezikuar mos Rusia inkurajohet për një tjetër luftë. Por gjithashtu ekziston pamundësia që Rusia të mobilizojë njerëzit. Do i duhet besoj kohë një 10 vjeçar për një luftë të re”.

