Kosova
Mustafa: Vjosa Osmani të sqarohet, pse nuk qëndroi në Kosovë, teksa kishte informacione për agresion serb

Vjosa Osmani duhet ta bëjë një ‘sqarim’ – pse kur ka [dhe nëse ka] informacione për agresion nga ana e Serbisë, konflikt i parandaluar nga Donald Trump, pse ajo nuk qëndroi dhe nuk qëndron në Kosovë për t’u ballafaquar me situatën – keshtu pyeti Isa Mustafa, ish-Kryeministri i Kosovë duke folur rreth deklaratave të dhëna në ShBA që u bënë brum për debat të ashpër në Kosove; për çka edhe s’vonoi përgënjeshtrimi nga emisari amerikan, Richard Grenell, i cili i atribuoi ‘manipulim’ dhe ‘turp’ fjalëve të saj.
Por, jo vetem për ‘konfirmim’ kontraverz të fjalëve të Trump, Isa Mustafa rikujtoi ashpërsinë dhe kundërshtimin e madh të Vjosa Osmanit – në linjë me Vetëvendosjen – ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit, që se fundmi Osmani e lartësoi si marrëveshje të mirë dhe, për më tepër, edhe që “është zbatuar”.
E gjitha kjo për Isa Mustafën përbën “mashtrim” nga ana e Vjosa Osmanit, ndërsa tani ai sheh që ajo po bëhet edhe “altoparlante e gabuar”.
“Persa i përket Presidentit Trump, mendoj se nuk i takon Vjosa Osmani që të interpretojë apo keqinterpretojë fjalët dhe vlerësimet e presidentit amerikan. Çështjet e sigurisë nuk janë të domenit të interpretimit por të bashkëpunimit dhe të komunikimit. Trump është në Kosovë, sepse këtu janë ushtarët e tij, këtu është NATO, e cila nuk është deklaruar në asnjë rast për këtë rrezik, dhe nuk ka ndryshuar shkallën e mobilizimit ushtarak- luftarak”- theksoi Isa Mustafa.

