Politike
Muzika në zi/ Rama i pikëlluar: Toto Cutugno-s në zemrat e tona
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kantautorit italian, Toto Cutugno.
Rama shprehet se këngët e tij do të mbeten përgjithmonë në zemrat e shqiptarëve.
REAGIMI:
Ju ishit një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti ka vendosur të të lërë të pushosh në paqe, ndërsa këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve.
Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno.Ishte një privilegj të jetoja së bashku me një legjendë si ju.