Bota
Myanmari goditet nga tërmeti 7.7 ballë, shikoni si shembet gradaçela

Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Myanmar, raportoi sot Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Rrugët u prishën nga forca e lëkundjeve dhe copa tavanesh ranë nga ndërtesat. Epiqendra e tërmetit ishte 16 km (10 milje) në veriperëndim të qytetit Birman të Sagaing, pranë qytetit Mandalay
Lëkundjet u ndjenë në Kinë dhe Tajlandë, ndërsa qindra njerëz dolën të panikosur nga ndërtesat pas lëkundjeve të fuqishme. Sipas USGS, epiqendra e tërmetit ishte 16 km (10 milje) në veriperëndim të qytetit Birman të Sagaing, pranë qytetit Mandalay.
Siç raporton edhe BBC rrugët u prishën nga forca e lëkundjeve dhe copa tavanesh ranë nga ndërtesat.
Ndërkohë në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, uji i një pishine të hotelit në çati, për disa çaste u kthye si një ujvarë.
Tërmetet janë relativisht më të zakonshme në Mianmar, krahasuar me Tajlandën. Ndërmjet viteve 1930 dhe 1956, aty ndodhën gjashtë tërmete të forta me magnitudë 7,0 ballë pranë Gajës Sagaing, që kalon nëpër qendër të vendit, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Autoritetet në rajon po ndjekin situatën me kujdes, duke vlerësuar ndikimin e tërmetit dhe duke paralajmëruar qytetarët për mundësinë e pasgoditjeve. Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë për të shmangur rreziqet e mëtejshme.
Tajlanda nuk është një zonë tërmetesh dhe pothuajse të gjithë tërmetet që ndihen atje, të cilët janë të rrallë, janë në Myanmarin fqinj. Duke qenë se ndërtesat në Bangkok nuk janë projektuar për tërmete të fuqishme, dëmet strukturore mund të jenë të konsiderueshme.
Myanmar-i nuk është i pajisur mirë për t’u përballur me një fatkeqësi të tillë fuqie dhe përmasash. Është një nga vendet më të varfra të Azisë dhe ndodhet në një luftë brutale civile katërvjeçare pasi ushtria mori pushtetin, shkruan CCN.

