Kosova
Na duhet një çelës/ Kosovë-Serbi – “Marrëveshja të bëhet ligjërisht e obligueshme’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për rezultatin e takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër.
Ai ka theksuar se tani i takon BE-së që të gjej një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarit të obligueshme.
“Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, ka shkruar Kurti.
Kurti dhe Vuçiç zhvilluan fillimisht takime të ndara me Borrellin dhe me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përpara se të fillonin takimin e përbashkët, i cili zgjati deri në orët e vona të 18 marsit.
Në cilësinë e vëzhguesit, i pranishëm në takim ishte edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Duke komentuar pajtimin e palëve, Escobar tha se ai hap derën për një integrim më të madh euro-atlantik të të dyja vendeve.