Connect with us

Shkrime

Na duhet një qetësues për opozitën e paduruar të Kosovës

Profesor Doktor Enver Bytyçi, përmes një shkrimi thotë se gjatë një debate televiziv në lidhje me çështjen e Kosovës dhe kryesisht tensioned në very të vendit, i kishin bërë përshtypje të madhe fjalët e dala nga goja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike, zonjën Lushaku.

“Karakteristika kryesore e fjalës së tyre ishte urrejtja dhe armiqësia ndaj kryeministrit Albin Kurti. Kjo dëshmon se opozita në Kosovë po imiton me përpikëri ideologjinë e përçarjes, urrjetjes, hasmërisë dhe luftës së ashpër politike. Sepse gjatë gjithë atyre minutave, asnjëri prej dy përfaqësuesve të opozitës nuk e përmendi faktin se armiku kryesor dhe më i madh i Kosovës është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Memli Krasniqi u përpoq të thoshte se në veri ka banda të Beogradit, por të gjithë përgjegjësinë e adresoi te kryeministri Kurti. Të dy thanë se për gjithçka fajtor është kryeministri Kurti. Madje jo vetëm për këtë rast, por edhe për rastet e tjera, si targat, dokumentet etj” – shkruan Bytyçi i cili gjithashtu thekson se “Të dy opozitarët në emision thanë se “Kurti ka shkaktuar kriza të njëpasnjëshme në veri të Kosovës“ dhe e kritikuan marrëveshjen e Ohrit pse nuk u arrit njohja reciproke”

Sipas profesorit, “kritikat e opozitës në Kosovë mund të zënë vend te një pjesë e opinionit e më gjerë, nëse Memli Krasniqi dhe LDK do të kërkonin ndjesë për faktin se problemet që shpërfaqen sot ne marrëdhëniet me Serbinë janë derivat i kompromiseve anti-Kosovë të liderëve të tyre të mëparshëm”.

“Është vërtet imoralitet politik që të akuzosh pasardhësin për përpjekjet e tij për mbylljen e plagëve që vetë ti i ke shkaktuar.” – shkruan Bytyçi

Në shkrim thuhet gjithashtu se “Diskutimi i opozitarëve ishte me retorikën se “kryeministri Kurti po prish raportet me aleatët e Kosovës, konkretisht me SHBA dhe BE“! Ndërkohë nuk duan ose nuk dinë që këto raporte janë të kushtëzuara me sjelljen e Serbisë dhe ndaj Serbisë, e cila nuk i ndryshon qëndrimet e saj agresive kundër Kosovës. Nuk duan t’ia dinë opozitarët e Kosovës se planin e ndarjes së vendit të tyre e ka bërë fondacioni “Soros” në Beograd, plan i cili ia jep Serbisë Ujmanin dhe të gjitha minierat e Trepçës. Nuk duan t’ia dinë opozitarët në Prishtinë se mosveprimi do të legalizonte përgjithmonë sovranitetin serb në katër komunat e veriut!”

Sipas Bytyçit, “Krasniqi dhe Lushanaku folën për përgjegjësinë e Albin Kurtit pse ai pranoi në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit që serbëve në Kosovë t’u jepet e drejta e një organizimi vetmenaxhues dhe flasin në çdo dy fjali për “autonomi politike të serbëve në Kosovë”. Dhe nuk skuqen fare që liderët e tyre “të lavdishëm” Thaçi dhe Mustafa kishin nënshkruar një asociacion serb me kompetenca ekzekutive për serbët!”

Advertisement