Connect with us

Politike

“Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe”/ Ristani në krye të Tiranës: Do ta marrim ritmin e humbur

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës për të shënuar 105-vjetorin e shpalljes së kryeqytetit shqiptar.

Ristanit iu delegua vetëm një orë më parë firma e kryebashkiakut Veliaj nga ky i fundit.

Ajo shprehu emocionet dhe vështirësinë e kësaj periudhe, duke theksuar se asnjë nga ata të pranishëm nuk e kishte menduar se do të ishin në podium në këto kushte.

“Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe dhe do të zgjohemi në po atë sallë ku u ndamë dje, ku po bënim listat e detyrave dhe ndanim informacion si çdo të hënë në mëngjes,” tha ajo.

 

 

Megjithatë, ajo theksoi se Tirana është më e madhe se çdo individ dhe puna e Bashkisë do të vazhdojë, pavarësisht rrethanave. “Kushdo qofshim ne, puna ngelet pas. Kryeministri ka qenë pranë nesh në këto orë të vështira, dhe do ta marrim sërish ritmin e humbur. Kjo goditje e befasishme do të na motivojë më shumë,” përfundoi Ristani.

“U lutem kolegëve të mi të bashkohen me mua, të gjithë nënkryetarët e bashkisë. Asnjëri nga ne këtu sot nuk do e kishte menduar se do ishim në podium. Jo 5 po edhe 500 po të ishim nuk do e mbushnim dot boshllëkun që ndjejmë. Në më shumë se një dekadë pune të përditshme, ajo që na ka bashkuar nuk përputhet aspak me imazhin që kemi dëgjuar në 24 orët e fundit. Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe dhe do zgjohemi në po atë sallë ku u ndamë dje ku po bënim listat e detyrave dhe ndanim informacion si cdo të hënë në mëngjes. Por Tirana është më e madhe se ne. Kushdo qofshim ne puna ngelet pas. Kryeministri ka qenë pranë nesh në këto orë të vështira. Do ta marrim sërish ritmin e humbur dhe kjo goditje e befasishme do të na motivojë më shumë”, tha Ristani.

Advertisement