Connect with us

Bota

‘Na e punuan pas shpine’/ Putin: Tani përballuni me forcën e Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur fjalim një ditë pas vizitës së Joe Biden në Kiev duke thënë se luftën e nisi Perëndimi ndërsa nuk shfaq shenja tërheqje nga lufta që e cilëson ‘operacion special’. Sipas Putin, në shkurt të një viti më parë kur nisi pushtimi rus, Ukraina kishte kërkuar armë bërthamore për të vrarë rusët në Donbas. Lideri i Kremlinit, Vladimir Putin është shprehur se Perëndimi po kthen një konflikt lokal në një luftë globale. Sipas Putin, perëndimi duhet t’i kthejë sytë nga librat e shenjtë, sepse nuk dinë se çfarë janë duke bërë.

“Duan të bëjnë një konflikt lokal në një luftë globale. Ne kështu e kuptojmë dhe do i përgjigjemi kësaj. Ata nuk e injorojnë dot faktin që Rusia nuk mundet dot në arenë lufte kështu që po përpiqen në forma të tjera. Po gënjejnë në çdo fakt historik, po na sulmojnë kishat, fe-në, traditat. Shikojini çfarë po bëjnë me popujt e tyre, s’kanë fare fe, traditë, as histori madje edhe pranojnë martesat e të njëjtit seks. Ata duhet t’i kthehen biblës, moralit sepse edhe ndaj këtyre shkrimeve ka skepticizëm për fe-ne. I faltë zoti, nuk dinë çfarë po bëjnë.

Jemi shumë krenar që nacionaliteti i popullit tonë kanë principe. Kanë kuptuar se çfarë duhet të bëjnë dhe kanë mbështetur atë që kemi bërë ne në Donbas. Kjo ishte një formë patriotike, një gjë që Perëndimi s’e ka, historinë e traditën. “- tha Putin.

Advertisement