Kosova
Na ishte njëherë…Haradinaj, Osmani dhe shqetësimi për humbjen e aleatëve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, ku ka shprehur shqetësimet për raportin e ri të Kosovës me aleatët ndërkombëtar.
Siç ai tha, ka kërkuar nga Osmani që të veprojë ndaj situatës së krijuar në Veriun e Kosovës dhe u shpreh se AAK-ja i ka mbështetur marrëveshjet e arritura, ku në kuadër të të cilave ka edhe obligime, dhe se ruajtja e shtetësisë pa aleatët perëndimorë është e pamundur.
“I kërkova presidentes që të veprojë me mandatin e saj dhe me kompetencat që ka, në mënyrë që të kthej besimin me aleatët, të ndalen ndëshkimet, të ketë deskalim të situatës dhe t`i kthehemi dialogut. Ne jemi të vetëdijshëm se ruajtja e shtetësisë është e pamundur pa aleatët e tanë” – ka theksuar Ramush Haradinaj