Aktualitet
‘Na ka ardhur në majë të hundës me amerikanët, duan fitoren e Ramës, këtu në perëndim nuk i durojmë më’

Analisti Genc Burimi shpërtheu kundër ndërhyrjeve amerikane në Shqipëri dhe sistemin e drejtësië.
Sipas tij në perëndim po i vjen në majë të hundës nga amerikanët.
Ai shton se amerikanët nuk duhet të ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë dhe se ata dëshirojnë fitoren e PS-së.
‘Sinqerisht non gratat nuk i kuptojmë këtu në Francë. Është instrument amerikan. Që kur u shpall non grata një gjyqtare e Hagës që kërkoi hetim për ushtarët amerikanë në Afganistan. Jemi vend i vogël. Amerika është një vendi me dy standarde. Mos u merrni me Amerikën. Amerika po të luftonte korrupsionin ta vinte qeverinë serbe në bojkot pasi një non grata si Vulin e bënë zv. kryeministër. Neve në perëndim prania e amerikanëve na ka ardhur në majë të hundës. Non grata nuk ka pikë vlere. Amerikanët të mos hyjë në drejtësinë shqiptarë. Amerikanët duhan fitoren e PS.
Këtë drejtësi dua ta shoh të fortë me të fortët. Si në Bosnje kur u mor me kryeministrin në detyrë. Të bëjë kryeministri fushatë në SHBA me paratë e juaja është krim zgjedhor.’

