Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot (5 Qershor) që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës dhe pretendimit të kandidatit të PD, Asllan Dogjani.
Ndërkohë, deputeti fitues i PD në Tiranë, Belind Këlliçi, në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, është shprehur se Partia Demokratike pretendon mandatin e 14 në kryeqytet.
Sipas tij, ka të dhëna që në rrethinat e Tiranës janë bërë manipulime me numërimin e votave.
Këlliçi theksoi se në Tiranë janë rreth 17,200 vota të pavlefshme.
Belind Këlliçi: Pretendimi i Asllan Dogjanit dhe i Partisë Demokratike bëhet për mandatin e 14 të PD në Tiranë. Unë kam qenë një nga të parët që e kam nxjerrë këtë tezë, sepse aty është kërkuar dhe rinumërimi i të gjithë votave të pavlefshme. Në Tiranë janë rreth 17,200 vota të pavlefshme. Ne na duhen dhe rreth 2180 vota, por ajo është një çështje e cila varion sepse ka të bëjë kujt i merret mandati. Është në raport dhe me partinë Mundësia dhe me Partinë Socialiste. Por fokusi duhet të mbetet te votat e pavlefshme. Kemi një raportim që në zonat rurale të Tiranës është bërë një manipulim që ka pjesë dhe është i konsiderueshëm në rezultat që mund të ndikojë në mandatin e 14. Manipulimi është bërë në numërim dhe tek votat e subjektit.
Në Tiranë, Partia Demokratike ka fituar 13 mandate, ndërsa Partia Socialiste mori 19 mandate deputetësh