Connect with us

Kronike

“Na ndihmoni, po digjemi”/Vdekja e 4 të rinjve, familjarët hedhin akuza: Autori s’hapi derën…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është trajtuar ngjarja tragjedike e ditës së djeshme, ku në një aksident në Fushë-Prezë 4 të rinj rreth moshës 20 -deri 25 vjeç kanë humbur jetën pasi makina e tyre është përplasur me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa  të rinjtë u dogjën brenda mjetit.

Në një lidhje telefonike ka reaguar edhe një familjare e tre prej viktimave në familjen Laçi.

Ajo ka treguar se ditën e aksidentit të dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun e tyre në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili ishte kthyer nga Gjermania.

Sipas saj në momentin që janë kthyer makina është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë.

Gjithashtu theksoi se djemtë kishin kërkuar ndihmë, por shoferi i betonieres nuk i kishte ndihmuar duke mos i hapur derën, përkundrazi ai ishte larguar.

“Ditën e aksidentit dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili do të kthehej nga Gjermania. Në momentin kur janë kthyer, makina e tyre është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë. Kur janë përplasur djemtë kanë bërtitur për ndihmë, por shoferi nuk i ka ndihmuar duke mos i hapur derën dhe është larguar.” tha ajo

Advertisement