Connect with us

Kosova

“Na thave shpirtin…”/ Dj shqiptar humbi jetën në aksident, përlot me postimin gruaja e tij

Hysni Qestaj, rreth 40-vjeç, nga kantoni Vaud në Zvicër humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë teksa drejtonte një Ferrari.

Aksidenti ndodhi një javë më parë në Italinë veriore.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, bashkë me viktimën në automjet, në momentin tragjik dyshohet se ishte edhe një grua, identiteti i së cilës nuk dihet.

Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe automjeti shpërtheu në flakë.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Zjarrfikësve iu desh disa orë për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina.

Pas këtij lajmi tragjik, ka reaguar bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj, ku ka bërë një postim prekës.

Postimi i bashkëshortes:

Qysh me jetu pa ty bre jeta jem.

Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerezit e mire nuk jetojne gjate ne kete bote. Ishe aq i mire, i drejte dhe i dashur sa Zoti te mori prane vetes.

Po me mbajn gjalle kujtimet e bukura qe i kaluam dhe dashuria qe ndame per gati dy dekada.

Pusho ne parajse aty ku e ke vendin, te deshtem, te duam dhe do te duam pergjithmone, une dhe dy engjujt tone qe i le kaq heret.

Advertisement