Politike
Na vodhën hajdutët/ Balliu i pakënaqur me mitingjet: Ta rrëzojmë Ramën me protesta

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur me gjuhën e Berishës, teksa është shprehur se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një “masakër elektorale”, duke akuzuar qeverinë dhe Partinë Socialiste për manipulim të rezultatit dhe shkelje flagrante të procesit zgjedhor.
Ndërkohë që më tej Balliu u shpreh se kjo opozitë ka nevojë për protesta dhe jo për mitingje, duke nënkuptuar pakënaqësinë e tij me mitingjet e deritashme të organizuar nga opozita.
“Opozita ka nevojë të bëjë protesta, jo mitingje …Kur një qeveri nuk lejon zgjedhje dhe vjen në pushtet si rezultat i aferave dhe lidhjeve me krimin, ajo i përgjigjet nevojave jo të qytetarëve, por të bandave,” tha Balliu.
Kujtojmë se Berisha u rikthye në krye të PD-së me premtimin se do ta rrëzonte Edi Ramën me mosbindje civile dhe me revoltë popullore, mirëpo humbi zgjedhjet e 11 Majit me rezultatin më të dobët që kishte marrë ndonjëherë Partia Demokratike.

