Connect with us

Kosova

Na vrisni…/ Vuçiç: Rritet presioni, Serbia po i shqetëson ata në Perëndim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, tha se presionet e jashtme dhe të brendshme ndaj Serbisë do të rriten sepse, sic tha ai, po jetojmë në një kohë sfidash të mëdha dhe se BIA, Sherbimi I Inteligjences ka qëndruar gjithmonë pranë Serbisë së saj, duke mbrojtur lirinë, shtetësinë dhe integritetin.

“Presionet si të jashtme ashtu edhe ato të brendshme do të jenë në rritje. Nervozizmi po rritet. Nuk ka njeri me të cilin mund të flasim në mënyrë racionale. Po shohim se të gjithë njerëzit po bëhen histerikë” – theksoi Vucic

Ai shtoi se ngjarja në Banjske te Zvecanit tregoi se nga njëra anë ka shkelje të Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244, dhe nga ana tjetër represion ndaj të gjithë atyre që rebelohen kundër saj.

“Të njëjtën gjë na kanë bërë edhe rreth Banjskës. Na sjellin policë që nuk lejohen të jenë në “Veriun e Kosovës”. Ata po armatosin ata që ata i quajnë forcat e sigurisë, duke i shnderruar ne ushtri, gjithçka në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dhe e gjithë kjo per ta është normale dhe e denjë. Popullsia eshte rebeluar, teksa i premtuan se nuk do ti ndjekin penalisht. As nuk do ti vrasin, rrahin apo arrestojne. Ne ju themi atyre: Vrisni gjithë Serbinë sepse guxon të mbroje Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e saj”, theksoi Vuçic.

“Sot jetojmë në një kohë sfidash të mëdha dhe gjithmonë. Kudo ka armë, informacione, para, lojëra të ndryshme pushteti, thashetheme, nënshtrime dhe gjithçka. Por ajo që më bën krenar me BIA-n eshte se ka qene dhe do te jete me Serbinë, per te mbrojtur lirinë, shtetësinë, integritetin e saj” – potencoi presidenti serb

Advertisement