Connect with us

Kosova

NACIONALISTI NAZIST/ Përplasje Berlin-Beograd, Petković: Kosova është pragu i derës dhe oborri i Serbisë

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petković, reagoi ndaj një deklarate nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, e cila i bëri thirrje atij që “të pastrojë më parë pragun e vet përpara se të kritikojë vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj”.

Petkovic i tha ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, se “Kosova është pragu i derës dhe oborri i pasmë i Serbisë”

Ai deklaroi gjithashtu se asnjë serb në veri nuk e miraton vendimin për ndërtimin e urave.

“Ky është një vendim partiak i Vetëvendosjes që mbart pasoja katastrofike. Duke njoftuar se urat do të hapen në tetor para zgjedhjeve lokale, Kurti po e vë me vetëdije çështjen e sigurisë në shërbim të fushatës zgjedhore. Kjo është arsyeja pse ai kaloi direkt nga takimi i Procesit të Berlinit te vendosja e gurthemelit, duke treguar kështu se ndërtimi i paqes dhe bashkëpunimit nuk është deshira e tij. BE-ja duhet ta ndalojë Kurtin në planet e tij para se të jetë tepër vonë”, tha Petković.

Zyra për Kosovën tha se informoi të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë përkatës rreth persekutimit të serbëve dhe shkeljes së të drejtave të tyre.

Ambasada Gjermane në Prishtinë deklaroi se kishte marrë një letër në të cilën Petković i bën thirrje Bashkimit Evropian, shteteve anëtare të saj dhe palëve të tjera të interesuara që të ndalojnë veprimet përshkallëzuese të Prishtinës dhe ndërtimin e planifikuar të dy urave të reja mbi lumin Ibër.

 

 

Advertisement