Kronike
Nafta dhe benzina rriten prapë

Nafta dhe benzina jane shterenjtuar serish ne pikat e karburanteve ne vend Anëtarët e bordit të transparencës vendosën nivelin e ri të çmimeve tavan, referuar luhatjeve në bursën Platts. Duke filluar nga kjo e mërkurë, nafta tregtohet me 210 lekë për litër, duke u rritur me 2 lekë krahasuar me vendimin paraprak të bordit.
Edhe çmimi i benzinës është rritur me tre lekë për litër duke arritur nivelin e çmimit të tregtimit me pakicë në 192 lekë për litër. Çmimi i gazit ka ndjekur një trend rënës dhe tashmë do të shitet me 69 lekë për litër, teksa çmimi i naftës për peshkim u vendos 116 lekë për litër.
Për të shuar të gjithë zërat kritike, përfshi këtu edhe konfidustrinë që kërkon shkrirjen e bordit të transparencës, ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron në njoftimin zyrtar se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

