Connect with us

Kosova

Naftëtarët kundërshtojnë masat mbrojtëse të qeverisë së Kosovës

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kundërshtuar masat mbrojtëse që Qeveria ka vendosur për produktet e naftës.

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i 28 korrikut i autoriteteve të Kosovës është bazuar në inspektimin e disa kompanive, që sipas tij, “po abuzojnë me çmimin e naftës”, andaj Berjani, vendime të tilla “po dëmtojnë të gjithë sektorin”.

Më 28 korrik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) vendosi caktimin e çmimit tavan dhe masave të tjera mbrojtëse për produktet e naftës. Sipas këtij vendimi, marzha maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër, ndërkaq tavani i lejuar për shitjen me pakicë është 12 centë për litër. Vendimi do të jetë në fuqi për një muaj.

“Ky vendim është i dëmshëm për bizneset sepse me marzhën prej 12 centësh për pakicë është e vështirë të mbijetohet. Lus kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti që të anulojë këtë vendim të gabuar”, thotë Berjani.

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i 28 korrikut i autoriteteve të Kosovës është bazuar në inspektimin e disa kompanive, që sipas tij, “po abuzojnë me çmimin e naftës”, andaj Berjani, vendime të tilla “po dëmtojnë të gjithë sektorin”.

Më 28 korrik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) vendosi caktimin e çmimit tavan dhe masave të tjera mbrojtëse për produktet e naftës. Sipas këtij vendimi, marzha maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër, ndërkaq tavani i lejuar për shitjen me pakicë është 12 centë për litër. Vendimi do të jetë në fuqi për një muaj.

Ky vendim është i dëmshëm për bizneset sepse me marzhën prej 12 centësh për pakicë është e vështirë të mbijetohet. Lus kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti që të anulojë këtë vendim të gabuar”, thotë Berjani./REL

Advertisement