Connect with us

Kosova

Naim Murseli ishte këshilltari i tij/ Pacolli: Situata u keqpërdor në media

Behxhet Pacolli ishte i ftuar tek emisoni i Arbana Osmanit, ku foli dhe për rastin e Naim Murselit, këshilltarit të tij që një vit më parë inseknoi vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademit. Pacolli tha se situata u keqpërdor nga mediat dhe fotografitë e tij u përdoren për motive të ndryshme. Ai tregoi se e ka njohur Murselin kur ai ishte fëmijë, pasi prindërit e tij e prezantuan me të. Pacolli tha se kur ai pa operacionin e tij të zemrës, kjo gjë e impresionoi dhe prandaj ai ka qenë pranë tij.

“Një i ashtuquajtur këshilltar i imi Naim Murseli, isha në Gjakovë në një takim partiak dhe babai i tij erdhi dhe nëna e tij më duket, me këtë djal. Dhe me thojnë ky është i dashuruar me ju, më thonë ky i ka të gjitha fotografitë e tua, ky djalë flet vetëm për ju dhe unë e marr ia jap dorën e shoh dhe më tregon se ka pasur një operacion në zemër, një operacion me zemër të hapur. Dhe më impresionoj ajo aty, edhe unë e mbaja atë afër. Kur ndodhi kjo tragjedia me të, mediat sidomos në Shqipëri, e kanë trajtuar keq në këtë mënyrë. Ai djal ka qenë pak invaziv, nëse do të takonte këtu, menjëherë do të vinte me telefon për të bërë një selfie me ju. Edhe këto filluan të keqpërdoreshin prej disa njerëzve të lig këtu në Shqipëri”, tha Pacolli.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim.

Advertisement