Politike
Namik Dokle ndan foton e veçantë në ditëlindjen e PS, zbulon nga kush i mori urimet e para

Në rrugën përpara kryesisë së Kuvendit, dy socialistët e dy gjeneratave të ndryshme Namik Dokle dhe Erion Braçe i uruan njëri-tjetrit ditëlindjen e 34 të Partisë Socialiste.
Në një postim në Facebook, Namik Dokle ka ndarë foton ku takohet me Braçen, teksa thotë se ishte kënaqësi që urimet e para t’i merrte nga një teëlelfonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes.
“Çfarë kënaqësie ( dhe rastësi e bukur) që në mëngjesin e 34-vjetorit të themelimit të PS, dy urimet e para t’i merrja nga një telefonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. Socialistë emblematikë!”, shkruan Dokle.

