Connect with us

Sport

Napoli rikthehet në krye të Serie A, Gjimshiti titullar në fitore, Fiore ‘shkërmoq’ me 6 gola Leçen

Seria A e futbollit është në raundin e tetë. Kjo e diel sportive nisi në orën 12:30, me Napolin që fitoi 0-1 kundër Empolit për t’u rikthyer në krye të renditjes. Ndërkohë Berat Gjimshiti luajti titullar për Atalantën, me bergamaskët që fituan 0-2 kundër Venezias. Kapiteni i Kombëtares ishte ndër më të mirët në fushë. Leçe e Ylber Ramadanit u mposht thellë 0-6 nga Fiorentina, me shqiptarin që luajti 75 minuta. Mbrëmja kulmoi me Roma 0-1 Inter. Zikaltërit ndjekin Napolin falë golit të Lautaros.

Në “Carlo Castellani”, Empoli vendas nuk mundi të ndalte Napolin. Ishim miqtë që fituan 0-1 me golin e Kvaratskhelia në minutën e 63 nga penalltia. Paçka humbjes, te Empoli mbrojtësi Ardian Ismajli bëri një paraqitje të mirë dhe ndali Lukakun. Napoli me këtë sukses merr kreun e renditjes.

Në “Olimpico” Roma vijon për të tetin vit radhazi mos mposhtë dot Interin, duke humbur 0-1. Një gol Lautaro Martinez në minutën e 60-të vendosi ndeshjen dhe Interi siguron tri pikët e plota paçka se në 27 minutat e para të ndeshjes kryen dy zëvendësime të detyruara, me Calhanoglu dhe de Vrij që dolën jashtë. Inter me 17 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se Napoli. Ndërkohë Roma me dhjetë pikë mban vendin e dhjetë. 12 tetor 2016, kjo ka qenë fitorja e fundit e Romës kundër Interit në ‘Olimpico’.

Serie A, raundi 8-të:

E diel, 20 tetor 2024

12:30 Empoli 0-1 Napoli

15:00 Leçe 0-6 Fiorentina

15:00 Venezia 0-2 Atalanta

18:00 Cagliari 3-2 Torino

20:45 Roma 0-1 Inter

Renditja:

Advertisement