Bota
NASA kthehet në Hënë, më 29 gusht niset anija kozmike
NASA kthehet në Hënë, më 29 gusht niset anija kozmike Orion
NASA kthehet në Hënë. Si pjesë e projektit Artemis I, një raketë e njohur si Sistemi i Nisjes Hapësinore do të dërgojë një kapsulë, të quajtur Orion, në një inkursion rreth Hënës.
Edhe pse në këtë rast do të jetë pa pilot, ky është një hap i rëndësishëm drejt uljes së astronautëve në sipërfaqen hënore, i arritur për herë të fundit 50 vjet më parë me minionin ‘Apollo 17’.
Për të kuptuar qëndrueshmërinë e organizmit njerëzor të një udhëtimi të tillë, dy manekine, Helga dhe Zohar, do të vendosen brenda Orionit, të dyja të modeluara sipas trupit femëror. Manekinët do të studiohen në kthim për patologjitë e kancerit të shkaktuara nga ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit, një nga rreziqet më të mëdha të një udhëtimi të këtij lloji.
Përveç rëndësisë në aspektin shkencor, disa analistë shohin në këtë operacion një ringjallje të skemës së Luftës së Ftohtë ku gara hapësinore sheh gjithashtu Kinën dhe Rusinë në lëvizje, të cilat po bashkëpunojnë për të hapur stacionin e parë hapësinor në Hënë deri në vitin 2035.