Bota
NASA në Hënë me ‘Artemis’
NASA rikthehet në Hënë me ‘Artemis’
Agjencia Amerikane e Hapësirës nis drejt Hënës raketën e saj gjigande të Sistemit të Nisjes Hapësinore, i cili parashikohet të jetë themeli i projektit të saj Artemis, pas një mungese 50-vjeçare që me misionin e parë ‘Apollo 17’.
Fluturimi i kapsulës Orion rreth planetit Hënë do të zgjasë 42 ditë dhe do të jetë pa ekuipazh por me dy manekina, Helga dhe Zohar, të dyja të modeluara sipas trupit femëror. Në kthim ato do të studiohen për patologjitë e kancerit të shkaktuara nga ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit, një nga rreziqet më të mëdha të një udhëtimi të këtij lloji. Gjithashtu në hapësirë, anija kozmike do të vendosë një lloj sateliti, i cili do të kryejë një sërë punësh, si përshembull ‘gjueti’ për akull uji në sipërfaqen hënore.
Orion do të fluturojë 60 milje mbi Hënë dhe gjatë rihyrjes javë më vonë do të dalë në atmosferën e Tokës me 25,000 mph përpara se të dalë në brigjet e Kalifornisë më 10 tetor. Kamerat brenda dhe jashtë Orionit do të ndajnë imazhe dhe video gjatë gjithë misionit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, kjo do të jetë “vizita” më e gjatë pa ndalesa në hapsirë në gjithë historinë. Më vonë, në një tjetër mision i pagëzuar si ‘Artemis 2’ në vitin 2024 do të niset drejt Hënës në një udhëtim 8-10 ditor.
Njerëzit më në fund do të mund të shkojnë në Hënë gjatë një tjetër misioni ‘Artemis 3’, ku NASA thotë se ekuipazhi do të përfshijë gruan dhe personin e parë me ngjyrë. Afati kohor varet nga sa mirë do shkojnë misionet e mëparshme, por aktualisht është planifikuar për vitin 2025.
NASA shpreson të ndërtojë një kamp bazë dhe të kryejë misione vjetore dhe ta përdorë atë si një shtrat provë për misione edhe më ambicioze, duke filluar me dërgimin e një njeriu në Mars.
Përveç rëndësisë në aspektin shkencor, disa analistë shohin në këtë operacion një ringjallje të skemës së Luftës së Ftohtë ku gara hapësinore sheh gjithashtu Kinën dhe Rusinë në lëvizje, të cilat po bashkëpunojnë për të hapur stacionin e parë hapësinor në Hënë deri në vitin 2035.