Connect with us

Aktualitet

Natë alarmi në Finiq! Ministri Vëngu: Është bllokuar qarkullimi në disa akse

Një natë tejet sfiduese është shënuar në zonën e Finiqit, ku disa vatra zjarri të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesat dhe objekte strategjike që ndodhen në zonë.

Forcat zjarrfikëse të disa bashkive, të mbështetura nga efektivë të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, kanë ndërhyrë pa ndërprerje për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa janë kryer evakuime të përkohshme në disa zona dhe është shmangur përhapja e flakëve pranë hidrocentralit të Bistricës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se operacionet vijojnë dhe qarkullimi në aksin Muzinë-Bistricë mbetet i kufizuar për arsye sigurie.

Natë alarmi në Finiq! Zjarre, evakuime dhe operacione në terren,

Natë tepër sfiduese në Finiq ku ekipet zjarrfikëse të Bashkive #Finiq, #Delvinë, #Konispol, #Sarandë, të mbështetura nga 5zjarrëfikës dhe 70 efektivë të #FA, si dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pareshtur me vatrat që u përhapën të favorizuara nga era e fortë mes fshatrave:

Velahovë

Livinë

Ardhasovë

Bistricë

Krongj

U realizuan evakuimet e përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar, ndërkohë që forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar.

Në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri.

Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.

Forcat operacionale vijojnë punën në terren për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë në orët në vijim.

Ministri i mbrojtjes Pirro vengu ka bere kete njoftim mbi sistuaten e zjarreve ne vend.’’

Advertisement