Bota
Natë e frikshme për banorët e Kievit, sulme ruse gjatë natës! Autoritetet thirrje: Mos dilni nga strehimoret
Nata ka qenë e frikshme për banorët në Kiev, të cilët janë përballur me sulmet ruse.
Sulmet e Rusisë me dronë nisën gjatë natës, ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje banorëve të kenë kujdes.
“Ende janë disa dronë në hapësirën ajrore të kryeqytetit. Mos u largoni nga strehimoret”, paralajmëroi qytetarët kreu i Kievit, Vitaliy Klitschko.
“Alarmet për sulme ajrore po vazhdojnë. Mbrojtja ajrore po punon në kryeqytet. Qëndroni në strehimore derisa të ndalen alarmet”, këshilloi banorët kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.
Ushtria ukrainase tha se edhe në disa rajone të tjera, përfshirë Çernihivin dhe Sumin, po sulmohen me dronë nga Rusia, shtet që nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.