Connect with us

Kosova

NATO dhe Kosova, politika për të fajësuar të tjerët dhe jo Albin Kurtin

Profesori Abit Hoxha, i diplomuar për Politikat e Mbrojtjes dhe Diplomacisë në Institutin për Siguri Globale në Universitetin e Durham në Mbretërinë e Bashkuar, ka thene se në Kosovë, aplikimi për anëtarësimin në NATO interpretohet vetëm si çështje administrative dhe formale, por drejtuesit e KFRO në Kosovë, nuk mendojne keshtu.

“Këto qëndrime të KFOR-it janë bërë të qarta disa herë përmes komunikimeve zyrtare publike por edhe u konfirmuan me letërkëmbimin e Komandantit të KFOR-it dhe ministrit Maqedonci. Ky i fundit, konfirmoi zotimin e mos lëvizjes së FSK-së në veriun e Kosovës duke konfirmuar keshtu letrën e Presidentit Hashim Thaçi për këtë zotim, që FSK-ja mos të lëvizë në veriun e Kosovës pa aprovimin paraprak apo koordinimin me KFOR-in dhe NATO-n dhe që konfirmon KFOR-in si garantues të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Por gjithashtu ka edhe disa faktor te tjetër shumë të rëndësishëm. Argument tjetër që u dha nga elita politike kosovare u interpretua se vendet mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës të BE-së nuk do ta votonin anëtarësimin në NATO dhe, ndërkohë, votat e vendeve që njohin Kosovën merren si të mirëqena. Nëse shohim lojën politike të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duhet kuptuar mësimi se anëtarësimi në NATO është negociatë e re edhe mes shteteve që njihen mes vetes si Turqia dhe Suedia. Jo më në një rast si ai i Kosovës” – ka theksuar profesori duke shtuar se Politika Kosovare është e pasionuar mes fajësimeve dhe gjetjes së faktorëve për mossuksesin e deritanishëm……

Advertisement