Connect with us

Aktualitet

NATO ende pa vendim për bazën detare në Porto Romano

NATO nuk ka ende një vendim lidhur me aplikimin e Shqipërisë për të bashkëfinancuar një bazë të re detare të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Porto Romano. Pavarësisht kësaj, në Shqipëri dëshira po “shitet” si fakt. Së fundi kryeministri Edi Rama vuri në dukje rëndësinë strategjike të Portit të ri tregtar në Porto Romano, duke u ndalur edhe tek ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s.  

Esmeralda Topi 

Prej gati dy vitesh qeveria shqiptare është vetëofruar të mirëpresë në Porto Romano ndërtimin e një baze detare nga NATO – me bashkëfinancim. Por edhe pse Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka marrë ende një vendim, kryeministri Edi Rama flet sikur kërkesa të jetë miratuar tashmë.

“Porti i ri tregtar i Porto Romanos është një investim i një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për Shqipërinë. E para, do të krijojë mundësinë e përpunimit të volumeve shumëfish më të larta se sa volumet që mund të përpunohen në atë zgëqen në mes të Durrësit. E dyta do të ketë komponenten ushtarake si një bazë e NATO-s.”, deklaroi kryeministri gjatë një intervistë televizive në muajin mars.

Ai vijoi më tej duke e quajtur Porto Romanin si “të parën bazë ushtarake e NATO-s e ndërtuar në Europë, e ndërtuar për këtë qëllim në këtë kohë”.

Por verifikimet e Faktoje tregojnë se NATO nuk ka marrë ende një vendim për të financuar ngritjen e bazës detare në Shqipëri. Një zyrtar i Aleancës Atlantike tha për Faktoje se “nuk ka asnjë zhvillim për bazën në Porto Romano”.

“Zakonisht, ne mirëpresim ofertat nga Aleatët për të pritur objekte të NATO-s në territorin e tyre. Ekspertët tanë më pas shqyrtojnë të gjitha ofertat e tilla dhe ofrojnë këshilla bazuar në kërkesat ushtarake.”, përfundoi ai.

Prapavijë 

Idenë për ngritjen e një baze detare të NATO-s në Shqipëri kryeministri shqiptar Edi Rama e hodhi për herë të parë publikisht korrikun e vitit 2022.

“E vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, […] duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë […]”, deklaroi Rama në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg- gjatë një vizite zyrtare në Bruksel.

Një vit më vonë, nga Shkupi, Rama i kërkoi Aleancës së Atlantikut të Veriut të përshpejtojë procedurat lidhur me kërkesën e Shqipërisë për të bashkëfinancuar bazën e re detare.

“Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt […].”, tha Rama pas një takimi mes liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore në Shkup.

Kërkesën e vazhdueshme të kryeministrit, kolonel Dritan Demiraj e sheh si një përpjekje për të rritur rolin e Shqipërisë në Aleancë.

“Mendoj se ngritja e bazës ajrore bashkë me kërkesën e vazhdueshme të kryeministrit Rama dhe ministrit Peleshi për ngritjen edhe të një baze detare në mbështetje dhe me fondet e NATO-s në Durrës, rrisin rolin e Shqipërisë në aleancë dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare.”, pohon ish komandanti i Forcave Speciale.

Përfundim 

Ndaj, Deklaratën e kryeministrit Edi Rama se porti i ri tregtar në Porto Romano do të ketë edhe komponentin ushtarak, për shkak të bazës së NATO-s do ta kategorizojmë si gjysmë të vërtetë. Prej dy vitesh Shqipëria ka kërkuar zyrtarisht për ngritjen e kësaj baze, por ende dhe sot kërkesa është në process shqyrtimi nga ekspertët e NATO-s.

Aktualitet

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Dy italianë nga Canavese, një gomone e bërë nga materiale të ricikluara dhe sfida ambicioze për të lundruar 173 kilometra përgjatë lumit Vjosa që kalon nga Greqia dhe Shqipëria. Është një aventurë që do të nisë. “Ulysses Project” , ky është emri ikonë i zgjedhur për këtë lundrim, me iniciatorë Carlo Fasciano dhe Gabriele Melchiorre, 43 dhe 38 vjeç, të dy nga Rivarolo Canavese, të apasionuar pas mjedisit dhe udhëtimeve.

Këtë të premte, 10 maj, trapi i tyre, i ndërtuar vetëm me materiale të ricikluara do të lundrojë në ujërat e lumit Vjosa. Dy eksploruesit do të lundrojnë 173 kilometra në shtatë etapa, nga Konica në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë deri në grykëderdhjen e detit Adriatik. Carlo Fasciano dhe Gabriele Melchiorre do të kthehen më pas në Itali përmes detit, nga Vlora në Brindisi me trapin të cilit do t’i shtohen vela për të përballuar lundrimin.

Nisma financohet nga uBroker Spa dhe Reset Energia si sponsorët kryesorë, së bashku me kompanitë Acid Rain, South Face Paradise, Pellissier Sport dhe OutBe, Piemonte dhe Aosta Valley të bashkuara për të mbështetur këtë nismë të dy italianëve me qëllim përkrahjen e nismave si kursimi i energjisë apo reduktimi i ndotjes së mjedisit./TorinoCronaca

Continue Reading

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj agjenturat sekrete të Rusisë në Shqipëri

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi agjenturat ruse që kërkojnë të veprojnë në Shqipëri. Juristi shpjegon sesi agjenturat ruse, që sipas tij janë oligarkë dhe biznesmenë përmes Athinës po tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Himarës për të investuar dhe rekrutuar njerëz me ndikim në vend. Prandaj thotë Spahiu, Himara është çelësi i gjithë këtij konflikti në Shqipëri-Greqi.

“Himara është më e rrezikshme se Manastiri për të minuar stabilitetin e Shqipërisë për shkak të pozitës gjeografike. Himara është perla, zemra, truri, bukuria, çdo gjë që lidhet me vlerat. Edhe po ta marrim si vlerë toke, në para është vlera më e lartë e bregdetit në Shqipëri. Dorëzimi i Himarës është më i rëndë se 6 miljet e marrëveshjes së detit që bëri Berisha me Athinën 13 vjet më parë.

Të dyja arrestimet, qoftë i Fredi Belerit, qoftë i Goros kanë mbështetjen e shërbimeve perëndimore, të projekteve që mbështesin drejtësinë shqiptare, që nuk kanë mundur të tundohen dhe mos hanë presionin e fortë dhe diplomatik të Athinës, as të opozitës, as të qeverisë Rama. Është Rama, është opozita, është Greqia kundër arrestimit të Fredi Belerit dhe Goros. Dhe vetëm SHBA-ja dhe Perëndimi do që ata të jenë të arrestuar se janë të korruptuar dhe rrezikojnë stabilitetin në Shqipëri. Mos ju duket rastësi.

Në drejtësi dhe politikë nuk ka rastësi. Për ata që nuk arrijnë ta kuptojnë nuk bëhet fjalë për leje ndërtimi të thjeshta. Këtu bëhet fjalë për faktin nëse Himarën do ta kontrollojë Perëndimi apo Lindja, do ta kontrollojë Tirana, apo Athina, Moska apo Uashingtoni. Atyre shqiptarëve që nuk e dinë se si veprojnë agjenturat do t’u thosha që nuk ka të bëjnë me fizionominë e filmave, apo telenovelave. Agjenturat e huaja, në shekullin që jetojmë janë biznesmenë barkmëdhenj, oligarkë që Rusia në 90% të spiunazhit të vet në Mesdhe, në Ballkan dhe Evropë ka operuar nëpërmjet oligarkëve, ata që blejnë ekipe futbolli, që blejnë biznese të mëdha, nëpërmjet atyre që blejnë porte, hekurudha, aeroporte, hyjnë në çdo tender, privatizojnë bregdetin, ndërtojnë hotele luksoze me 5 yje. Ata janë shërbimet sekrete të Rusisë.

Continue Reading

Aktualitet

Çfarë do të ndodh me temperaturat gjatë fundjavës

Dita e shtunë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore.

Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut

Ditën e diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

Dita e Drejtësisë/ Sokol Sadushi: S’kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet ‘stivë’! S’duam lëmosh

Në Ditën e Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka evidentuar problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. Në një takim me gjyqtarë, Sadushi vuri theksin te mungesa e burimeve njerëzore në sistemin gjyqësor, si edhe financiare, ndonëse thotë se ka një përmirësim të ndjeshëm. Sadushi thotë se kjo situatë është kritike në të gjitha gjykatat e vendit.

“Megjithëse Gjykata e Lartë ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës post-reformë, falë punës dhe angazhimit maksimal të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, por edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që ka plotësuar numrin e gjyqtarëve, ajo vijon të ketë pamjaftueshmëri të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. Në fakt, kjo është situata në të gjitha gjykatat e Republikës, që do ta konsideroja problematike, në mos edhe kritike”, tha Sadushi.

Përgjegjësinë për këtë situatë Sadushi nuk ia ‘faturon’ vetëm ekzekutivit dhe legjislativit, por sipas tij rëndon edhe mbi pushtetin gjyqësor të cilët duhet të kërkojnë prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore.

“Përgjegjësia rëndon mbi të gjithë Ne gjyqtarët e Republikës, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë, por kërkon prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”, u shpreh Sadushi.

Kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se gjyqtarët po përballen dosjet që po rriten në mënyrë drastike.

Kjo e bën të domosdoshme nevojën e gjykatave për mirëmenaxhim, që nuk mund t’ia japin gjyqtarët e mbingarkuar me një vëllim çështjesh në rritje drastike. Ne kemi nevojë për një trupë administratorësh të aftë për të menaxhuar dhe drejtuar, në mënyrë që gjyqtarët të përqendrohen në detyrën parësore, të gjykuarit. Gjykatat nuk mund të kryejnë siç duhet misionin e tyre, nëse struktura, qeverisja, vizioni strategjik, programet dhe veprimet që ndërmerren, nuk krijojnë një perceptim të merituar në publik se gjyqësor është i përgjegjshëm.

Continue Reading

Aktualitet

“Kryeministri s’do gjejë mbështetje tek diaspora”/ Burimi: Nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë

Analisti Genc Burimi deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do të gjejë mbështetje tek diaspora.

Burimi tha se Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Sipas tij, nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik.

“Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët Brukselit sesa Greqisë. Pasi Serbia prsh e bën këtë, duke qenë afër Rusisë dhe Kinës, mund t’ja tregojë dhëmbët Brukselit”, tha Burimi.

Më tej, Burimi vlerësoi se mazhoranca ka nisur që të lëkundet, që kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës.

 

 

“Mazhoranca ka nisur të lëkundet kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës. Kjo sepse me këtë lëvizje bie narrativa e mazhorancës ndaj Berishës. Gazment Bardhi është një politikan që thotë se kam besim tek SPAK-u. Mjafton kaq, sepse mbrapa janë ndërkombëtarët. Karta e ndërkombëtarëve ndaj opozitës ka ndryshuar. Shqipëria sot ka një korrupsion të paparë. Opozita ka fituar pikë me ardhjen e Bardhit. Dumani i jep përgjigje Bardhit e nuk i jepte Kryemadhit, Këlliçit. Bardhi nuk trembet sepse nuk ka dosje. Bardhi i kap shah mat SPAK-un dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Burimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING