Connect with us

Bota

NATO forcon frontin lindor, garnizon gjerman në Lituani

NATO forcon frontin lindor, në Lituani mbërrin garnizoni gjerman 

Gjermania dhe Lituania forcojnë bashkëpunimin ushtarak me zgjerimin e forcave të NATO-s, të pranishme në shtetin baltik, të cilat do të marrin përmasat e një brigade.

Personeli dhe pajisjet ushtarake gjermane mbërritën në Klaipeda me traget. Dhe më pas do të vazhdojnë për në Rukla. Dislokimi duket se i përgjigjet planit të Aleancës për të forcuar krahun e saj lindor.

“Do të qëndrojmë këtu në Lituani, nën përgjegjësinë e Brigadës 41, deri në verën e vitit të ardhshëm dhe jam i bindur se më pas do të alternojmë me një brigadë tjetër nga Gjermania”, thotë komandanti i Brigadës 41.

Udhëheqësit e NATO-s, në samitin e qershorit miratuan planet për të rritur forcat e vendosura në krahun lindor të Aleancës.

Ndërkohë Rusia ka kujtuar në më shumë se një rast se rritja e pranisë së forcave të NATO-s në rajonin e Balltikut nuk do të kalonte pa përgjigje.

Advertisement