Connect with us

Kosova

NATO kërkon “kompromise të vështira” nga Kosova dhe Serbia

NATO ka riafirmuar angazhimin e saj për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Në një konferencë për shtyp në Prishtinë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e qartë e përkushtimit të aleancës për sigurinë afatgjatë dhe stabilitetin rajonal.

Shefi i NATO-s ka ripërsëritur mbështetjen e aleancës për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, duke theksuar se zgjidhja për një paqe të qëndrueshme është kryekëput politike.

Siguria në rajon kanë qenë një prej çështjeve kryesore që kanë dominuar diskutimet ndërkombëtare për dekada, kryesisht për shkak të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, që vazhdojnë të kërcënojnë paqen 26 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s.

“Një rajon i sigurt nënkupton më shumë siguri për gjithë hapësirën euro-atlantike. Dua të jem  i qartë: dekada paqeje të fituar me mund nuk duhet të vihen në rrezik. KFOR-i është plotësisht i gatshëm për çdo zhvillim të rëndësishëm në fushën e sigurisë”, ka nënvizuar ai, ndërsa ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe KFOR-it.

 

Kujtojme se, lideri i aleancës ka qëndruar gjatë ditës në Prishtinë, në kuadër të turneut të tij të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor – në një kohë kur siguria dhe stabiliteti janë vënë në provë për shkak të transformimit të vrullshëm të skenës globale

Advertisement