Connect with us

Kosova

‘NATO lëshon vetëm deklarata, jo bomba’/ Stradner analizon Vuçiçin

“Rusia po përpiqet të provokojë kaos në Ballkan për të shpërqendruar Perëndimin nga lufta në Ukrainë, por kjo nuk do të ishte e mundur pa Serbinë, konkretisht, pa presidentin Aleksandër Vuçiç” – Kështu deklaroi Ivana Stradner, studiuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive

Stradner, një nga autorët e raportit të parë të “Observatorit të Ballkanit Perëndimor”, i cili u lancua në Institutin New Lines në Shtetet e Bashkuara, foli për incidentet e fundit në veri të Kosovës, duke thënë se ishte “një ëndërr e realizuar” për Putinin, sepse ishte një mundësi për të treguar se NATO nuk do të bëjë asgjë tjetër përveç lëshimit të ndonjë deklarate.

Kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e Serbisë. Presidenti Aleksandër Vuçiç nuk është viktimë e ndërhyrjes ruse. Është ai që e mundëson në mënyrë perfekte dhe përfiton prej saj” – tha Stradner.

Ajo shpjegoi se “përshkallëzimi i krizës dhe më pas de-përshkallëzimi i krizës” i lejon Vuçiçit të pozicionohet si ndërmjetës në rajon – diçka që ai mund ta përdorë si mjet pazaresh kur merret me Perëndimin.

Advertisement