Bota
NATO në gadishmëri/ Stoltenberg: Situata në Kosovë e vështirë, kemi rritur prezencën
Në një konferencë për media pas takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s nga Bulevardi “Leopold III” në Bruksel, në selinë e aleancës më të fuqishme ushtarake që ka njohur bota, kreu i saj, Jens Stoltenberg, ka përmendur rritjen e numrit të trupave të NATO-s në Kosovë, dhe ka theksuar se situata është e vështirë, pas sulmit terroristë në Banjskë të Zveçanit. “Kemi rritur prezencën tonë të trupave në Kosovë, nga Rumania, nga Bullgaria, po ashtu nga Britania e Madhe, si pjesë e prezencës së NATO-s në very të Kosovës. Ka një situatë të vështirë atje dhe po e ndjekim për së afërmi, kemi rritur prezencën” – tha Jens Stoltenberg. Sekretari i NATO-s, gjithashtu ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet që mund të rrisin tensionet edhe më shumë. “Prishtina dhe Beogradi duhet të përfshihen në dialog, ky ishte edhe një prej mesazheve nga takimi I NATO-s” – deklaroi kreu i Aleancës