Bota
NATO nuk kursehet për Ukrainën
Në Bukuresht, NATO edhe njëherë është mbledhur për të diskutuar ndihmat për Ukrainën.
Mbështetje për aq kohë sa të jetë e nevojshme, forcim i partneritetit me Kievin teksa përparon në aspiratat euroatlantike dhe mbi të gjitha, ndihma në përballimin e emergjencës që vjen bashkë me dimrin.
Ministrat e Jashtëm riafirmuan edhe njëherë mbështetjen e NATO-s për të drejtën e Ukrainës “për të zgjedhur rrugën e saj dhe për të njohur dhe respektuar aspiratat e anëtarësimit të Aleancë dhe Union”.
Megjithatë, qëllimi tani është të ofrohet “mbështetje e menjëhershme” pasi Ukraina po mbrohet kundër agresionit rus, duk mbrojtur edhe Europën.
NATO është zotuar që të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe të ndihmojë në riparimin e infrastrukturës energjetike të shkatërruar nga raketat ruse.