Connect with us

Aktualitet

Ndaj Berishës, krim kundër njerëzimit/ Koka: Si mund të mbash një 80 vjeçar nën arrest

Gazetari Bled Koka, pas paraqitjes së kryetarit të PD, Sali Berisha në ambientet e SPAK, aty ku iu komunikua akuza, tha se duhet të ngrihen dyshime mbi Prokurorinë e Posaçme, mbi mënyrën se si po e trajton këtë çësthje.

Ai u shpreh se ndaj Berishës po bëhet një krim kundër njerëzimit, kjo sepse ai është i moshuar thotë gazetari dhe edhe nëse dënohet me burg, nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli.

“4 vite ka zgjatur hetimi për Berishën. Krim kundër njerëzimit, të mbash një 80-vjeçar në arrest shtëpie. Këtu ka pikëpyetje, mos po i shërben politikës. Për mua SPAK ka dështuar. Është bërë gjyqi edhe për ‘21 janarin dhe Gerdecin, rekordet janë aty.

Berisha akuzoj për korrupsion pasiv, sot pas 4 vitesh akuzohet sërish për korrupsion. Edhe sikur ta dënojnë, Berisha nuk do bëjë asnjë ditë burg për shkak të moshës. Narrativa është ngritur që po i bëjmë gjyqin Berishës. Sot janë 50% të kënaqur, 50%.

SPAK nga organ akuze, ka përfundëuar në organ të akuzuar, ky duhet të jetë shqetësimi”, u shpreh gazetari.

Advertisement