Connect with us

Aktualitet

‘Ndajini mirë lekët me Dan Hutrën’/ Vladimir Kurti mesazh Marjana Gurakuqit

Vladimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit e cila ishte një nga tre viktimat që u vranë me armë zjarri brenda ditës nga Dan Hutra ka folur për njohjen me autorin në burg. Po ashtu, ai mohon që të ketë pasur njohje me Marjana Gurakuqin, një nga të dashurat e Hutrës. Ai tha për emisionin ‘Uniko’ se mes Marjanës dhe Dan Hutrës ka pasur konflikt për paratë. Në fund, ai u dërgon një mesazh, që të mos konfliktohen më për paratë.

BISEDA:

Vladimir Kurti: Ai fliste me 300 persona në ditë. Nuk i kam njohur kurrë ato. Ai ia jepte telefonin krejt 313-ës, thoshte foli të dashurës time

Gazetari: Ai ka thënë, më ka vjedhur kodin dhe numrin e Marjana Gurakuqit.

Kurti: Ai ka thënë që edhe ka shku dhe ka takuar Ladin. Kushdo që hyn këtu shkruhet. Pastaj telefonat këtu përgjohen. Janë të gjitha manipulime. E vërteta është se ai është paguar jashtë.

Gazetari: A e njihni Marjana Gurakuqin?

Kurti: Nuk e njoh. Kurrë s’kam folur.

Gazetari: A është takuar nëna jote me të

Kurti: Nënën time nuk e le me u taku me lloj lloj robsh. Nuk ka shance të bëjë nëna ime këto muhabete. Ajo shitësja bashkë me këtë kanë bashkëpunuar bashkë. I kanë marrë lekët, ky lekët ia ka lënë asaj t’ia mbante, pastaj u zunë. Pse nuk e vrau? Nuk e vrau se ia la si mesazh, unë nuk të vras po më le lekët.

Gazetari: Pra e paska pasur të dashur?

Kurti: Ai ashtu merrej gjithë jetën me gra të martuara. I kërcënonte me i marrë lekë.

Gazetari: Po nëse del Marjana dhe thotë kam folur me Lad Kurtin.

Kurti: Marjanës thuaj ndajini lekët mirë se nuk i keni ndarë mirë. Edhe mos u zini për lekë. Këtë mesazh kam për atë.

Vladimir Kurti është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Bucit. Ai dhe miku i tij iu futën në dyqan për ta grabitur. Pasi kanë hyrë brenda, Vladimiri është afruar te kasa e parave për të marrë këto të fundit. Pranë saj ndodhej fëmija i mitur i viktimës. Gruaja e viktimës, Rita Buci, pasi ka parë Vladimirin te kasa, është munduar ta godasë me disa produkte ushqimore. Në atë moment, Vladimir Kurti ka qëlluar më pistoletë dhe e ka plagosur në këmbë. Pas të shtënës, është afruar Agim Buci, i cili është përleshur me Vladimir Kurtin. Ky i fundit e qëlloi me pistoletë edhe atë, duke i marrë jetën. Ndaj edhe për ngjarjen u dënua me burg përjetë, ndërsa shoku i tij, Rruzhdi Hoxhaj, u dënua me 26 vite burg.

Advertisement