REAGIM
Ndalimi i gazetarit te njohur Marin Mema dhe ekipi i programit te tij ” Gjurme Shqiptare”
Ndalimi i gazetarit te njohur Marin Mema dhe ekipi i programit te tij ” Gjurme Shqiptare” nga policia e Maqedonise se Veriut, ne Prilep, perben nje rast dhune dhe presioni shteteror ndaj gazetarit dhe raportimit te lire
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon dhunen e segmenteve te policise se shtetit te Maqedonise se Veriut ndaj kolegut tone te njohur Marin Mema dhe ekipit te emisionit te tij ” Gjurme Shqiptare” , te ngjare disa dite me pare ne Prilep, ndersa udhetonin per realizimin e emisionit te radhes. Sjellja policore dhe intervistimi agresiv dhe me tone te papranueshme, per arsyen e vizites dhe regjistrimit ne kete zone ndaj gazetarit Mema, perben nje rast te paprecedent dhe plotesisht pengues per gazetarin.
UGSH e denon kete sjellje dhe episodet policore ndaj gazetarit. E konsideron kete rast si evokim te shemtuar te sjelljeve policore shteterore te ngjashme me kohet e diktaturave dhe te shteteve autoritariste. Fakti qe urdhri ka qene i percjelle nga nivelet e larta drejtuese te Policise se Shtetit te Maqedonise se Veriut, flet qarte per nje shkelje zyrtare te se drejtes se gazetarit per te qarkulluar i lire dhe i papenguar ne ushtrimin e detyres profesionale te tij.
Unioni i Gazetareve Shqiptare e denoncon kete episod si prove alarmante per sjelljen albanofobike te policise maqedonase si dhe elementeve te sherbimeve sekrete ne kete shtet. Nderkohe qe gjejme rastin te sjellim ne vemendje te opinionit zyrtar shqiptar dhe atij grek, per ta thyer heshtjen e gjate te autoriteteve greke per shpalljen non grata te gazetarit Marin Mema. Me heret do te duhej te ishte hewur nje mase e tille dhe se shembuj te tille ekspozojne nje problem serioz te lirise se qarkullimit dhe raportimit te gazetareve shqiptare ne hapesirat shteterore te vendeve fqinje. Ky reagim vlen per terheqjen e vemendjes dhe reagimit solidar te fuqishem te organiAtave te gazetareve profesioniste ne Maqedonine e Veriut, ne Greqi dhe sidomos edhe organizatave me te rendesishme te BE-se, pasi konstatojme se tendenca dhe praktikat penguese vijojne te shtohen ne tri shtete te rajonit tone si ne Greqi, Serbi dhe Maqedonine e Veriut.
Zyra e Shtypi
Unioni i Gazetareve Shqiptare
Fati tragjik i shqiptarëve të Prilepit – Gjurmë Shqiptare