Connect with us

Kronike

Ndalimi i Endrit Dokles dhe Fatjon Muratit, lidhja me vrasjen e Brilantit

Zbulohet personi me të cilën po lëvizte në makinë mbrëmjen e sotme, Indrit Dokle. Burime për NTV.al bëjnë me dije se personi, i cili ndodhej në sendiljen e pasagjerit ishte Fatjon Murati. Emri i këtij të fundit ishte në listën e 6 personave ishin kërkuar të merreshin në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë Krujës.

Në listë bënin pjesë: Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja; Indrit Dokle; Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi. Po ashtu në listë për t’u marrë në pyetje ishin miqtë e Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi (Prendi).

Masakra e Fushë Krujës ndodhi më 17 korrik. Mbetën të vrarë Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Edhe pse ka një listë me të dyshuar, sërish nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

Advertisement