Connect with us

Kronike

Ndaloi makinën kur pa Policinë, 28-vjeçari kapet me pistoletë në Kamëz

Forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me ato të “Operacionales” të Policisë së Tioranmës kanë ekzekutuar një operacion, pas informacioneve se një i ri qarkullonte me automjet dhe mbante armë zjarri me vete.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Flagranca” është arrestuar shtetasi D. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Autoritetet raportojnë se i riu, në momentin kur ka parë shërbimet e Policisë, ka parkuar automjetin në anë të rrugës “Zyrih” në Kamëz dhe ka qëndruar në makinë bashkë me një shtetas tjetër me qëllim shmangien e kontrollit nga ana e efektivëve.

Gjatë kontrollit të automjetit, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, është proceduar penalisht dhe 21-vjeçari me inicialet A. D., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, i cili ndodhej në automjet bashkë me 28-vjeçarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Advertisement