Connect with us

Rajon

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Një zë i shqiptarëve të çdo treve

Mesazhe ngushëllimi vijnë edhe nga Maqedonia e Veriut për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela shprehet se Zheji nuk ishte thjesht një gazetar, por ngriti zërin në Tiranë për shqiptarët në Strugë, Çamëri e Preshevë.

Ai shton se ikja e Artur Zhejit në këtë moshë dhe papritur, do të lërë një zbrazëti të thellë në opinionin mbarëkombëtar.

“Artur Zheji, një figurë emblematike mungesa e të cilit do të ndjehet gjatë!

Nuk ishte thjesht një gazetar, por një zë i shqiptarëve të çdo treve. Ngrinte zërin në Tiranë për shqiptarin në Strugë e Likovë, në Çamëri e Guci, në Preshevë e Prishtinë.

Mjeshtër i penës dhe fjalës publike, aktivist i angazhuar në çdo kauzë e proces të rëndësishëm për kombin. Ikja e tij në këtë moshë e papritmas, do të lërë një zbrazëti të thellë në opinionin mbarëkombëtar.

Pusho në paqe, Artur!

Ngushëllime të përzemërta për familjen, kolegët dhe mbarë popullin!”, shkruan Ziadin Zela.

Advertisement