Sport
Ndarja nga jeta e ish-arbitrit Mema/ FSHF: Kontributi i tij do të mbetet i paharruar
Komuniteti i futbollit shqiptar dhe veçanërisht ai Gjirokastrit ka humbur sot një figurë të rëndësishme.
Është ndarë nga jeta Astrit Mema, ish-arbitër i njohur i cili i shërbeu futbollit për shumë vite edhe pasi u tërhoq nga arbitrimi.
Mema ka punuar për shumë vite si vëzhgues i FSHF-së, drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Gjirokastër, si edhe ka qenë për një periudhë kohore edhe në postin e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Gjirokastrës.
Federata e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Mema, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi dhe kontributi i tij ndër vite për zhvillimin e futbollit do të mbetet i paharruar nga familja e madhe futbollit.