Connect with us

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Papës/ Kishat Katolike të Shqipërisë në zi, ja ora kur do mbahet mesha në nderim të tij

Mësohet se mesha e Dritës do të mbahet sot, në orën 18:00, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, si një akt lutjeje dhe mirënjohjeje për jetën dhe shërbimin e Papës, që për vite me radhë udhëhoqi Kishën Katolike me përvujtëri, dashuri dhe frymë ungjillore.

Ditën e sotme në të gjitha kishat dhe famullitë katolikë të Shqipërisë ranë kambanat e zisë dhe nisën meshat e përshpirtjes dhe lutjet për Papën e ndjerë….

Në Katedralen Shën Pali u vendos fotografia e Papës ku do të bëhen homazhet në nder të tij.

Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj fton meshtarët, rregulltarët e të gjithë besimtarët, të përqendrojnë lutjet dhe kremtimet Eukaristike për shpirtin e Atit të Shenjtë duke falënderuar Zotin për zërin e tij kumbues në shpalljen e Ungjillit si dritë rrezatuese e Krishtit, Bariut të Mirë, nga Selia e Pjetrit, për mbarë botën.

Advertisement