Sport
Ndërhyrja e ashpër e Toni Kroos, lojtari spanjoll pëson dëmtim të rëndë dhe mbyll Evropianin
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/07/pedri.jpg)
Lajm i keq për Spanjën në Euro 2024. Federata spanjolle konfirmon se Pedri pësoi një ndrydhje të brendshme anësore në gjurin e tij të majtë. Europiani ka mbaruar për të, teksa do të pasojnë më shumë teste për të parë ecurinë e rikuperimit.
Në ndeshjen kundër Gjermanisë për çerekfinalet e Euro 2024, Toni Kroos ndërhyri ashpër në gjurin e spanjollit, i cili pas disa minutash nuk ia doli të vijojë ndeshjen.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)