Connect with us

Bota

Ndërhyrja e SHBA-së/ Reagon Kremlini: Po përpiqen të prishin dialogun mes Moskës dhe Uashingtonit

Takimi i presidentit rus, Vladimir Putin me Steve Witkoff, të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump, ishte jashtëzakonisht produktiv, por vende të ndryshme po përpiqen të prishin dialogun midis Moskës dhe Uashingtonit, tha sot i dërguari special i Kremlinit për investime, Kirill Dmitriev.

Putin priti Witkoff në Shën Petersburg të premten e kaluar dhe ata biseduan për gati pesë orë. Të pranishëm ishin Dmitriev dhe këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov.

“Takimi ishte jashtëzakonisht produktiv”, u tha Dmitriev gazetarëve në Kremlin, me rastin e vizitës së emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani në Moskë.

“Shumë njerëz, struktura dhe vende po përpiqen të prishin dialogun tonë me SHBA-në”, shtoi ai, duke pretenduar se media të ndryshme pa emër po dezinformojnë.

“Po zhvillohet një dialog shumë i dobishëm. Sigurisht që po zhvillohet në kushte shumë të vështira – me sulme të vazhdueshme dhe dezinformata të vazhdueshme”, tha ai.

Pas takimit me Putin, Witkoff i tha Fox News se ishte e qartë se çfarë dëshiron të arrijë presidenti rus për të sjellë paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

“Unë mendoj se ne mund të jemi në prag të diçkaje që mund të jetë shumë, shumë e rëndësishme për botën në përgjithësi”, tha ai, duke vënë në dukje se ka gjithashtu disa “mundësi tregtare shumë emocionuese” midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Advertisement