Connect with us

Politike

Ndërhyrjet/Kryemadhi: Show mediatik me fytyrën time

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë akuzat se ajo, Ilir Meta, dhe fëmijët e tyre kanë kryer trajtime estetike që arrijnë vlera marramendëse në një klinikë private në San Marino.

Në një intervistë Kryemadhi u shpreh se po krijohet show mediatik me fytyrën e saj.

Ajo shtoi se pas këtyre akuzave, qëndrojnë ata të cilët kanë kryer miliona euro evazion fiskal në inceneratorin e Tiranës.

“Mendoj se duke u marrë me fytyrën e Monikës, iu dhemb shumë ato fytyrat e 24 kompanive të evazionit fiskak të inceneratorit të Tiranës. Kjo është një nga arsyet që merren me fytyrën e Monikës. SWIFT-et dhe librat e shitjeve  dhe blerjeve që kanë bërë 189 milionë euro evazion fiskal, nuk janë fallco, por janë të vërteta.

Janë me vulë dhe me firmë. Pikërisht dje, që SHBA-të kërkonin me këmbëngulje kujdesin për financimet politike, ne nzxjerrim nga muzeumi i fosileve, nxjerrim njerëz që bëjnë show mediatik. Nuk u bëhet vonë shqiptarëve për fytyrën e Monika Kryemadhit”, theksoi Kryemadhi.

Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar ditën e djeshme në SPAK, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin.

Beqiri kërkon hetimi për akuzat e korrupsionit dhe fshehje e të ardhurave.

Advertisement