Connect with us

Politike

‘Ndërkombëtarët heshtin për Salianjin’/ Abilekaj: Ankohen për karriget

Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar në lidhje me qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj protestës së opozitës ditën e djeshme në Kuvend, ku u dogjën disa karrige.

Abilekaj shkruan se kancelaritë e huaja flasin për djegien e karrigeve para parlamentit, por heshtin për burgosjen e paligjshme të një eksponenti të opozitës, njësoj si folën për thyerjen e xhamave të Bashkisë dhe heshtën për vjedhjen monumentale të 5D, njësoj si folën për xhamat e Kryeministrisë dhe heshtën për burgosjen antikushtetuese të kryetarit të opozitës.

Postimi:

Është bërë zakon që ambasadorët të flasin për pasojat dhe të heshtin për shkakun. Flasin për djegien e karrigeve para parlamentit, por heshtin për burgosjen e paligjshme të një eksponenti të opozitës, njësoj si folën për thyerjen e xhamave të Bashkisë dhe heshtën për vjedhjen monumentale të 5D, njësoj si folën për xhamat e Kryeministrisë dhe heshtën për burgosjen antikushtetuese të kryetarit të opozitës.

Ose merren me biznesin e pasurive të tundshme dhe të patundshme, ose e kanë bërë biznes mbajtjen e qëndrimeve politike, ose kanë urdhër nga kancelaritë e tyre që të mbështetin një autokrat të korruptuar sa herë kapet duke vjedhur ose sa herë godet opozitën.

Nëse do vazhdojnë të heshtin kur kriminelët futen në parlament dhe kur deputetët futen në burg, por të bërtasin kur prishen fasadat, janë vetëm zyra diplomatike të atashuara tek Kryeministria, jo miqtë e shqiptarëve të përçarë më shumë se kurrë nga Edi Rama.

Advertisement