Bota
Ndërprerja e energjisë/ Spanja përpiqet të rimëkëmbet, Portugalia “i vë” faj! Nisin hetimet

Furnizimi me energji elektrike në Spanjë po rikthehet edhe me hapa të ngadaltë. Në orën 02:50 të mëngjesit të sotëm, 82.4% e rrjetit ishte rikthyer në kushte normale operimi. Kjo gjithmonë sipas përditësimit të fundit nga “Red Eléctrica”, kompania spanjolle përgjegjëse për furnizimin me energji elektrike. Gjithashtu, restaurimi i nënstacioneve për transportin publik elektrik tani ka shkuar në 99.11%. “Panorama” është e ngjashme edhe në Portugali, si dhe në rajonet e Francës që u zhytën në një ndërprerje të plotë të energjisë për më shumë se 12 orë.
Megjithatë, ndërsa normaliteti po kthehet pas orëve të gjata të kaosit dhe ankthit të shkaktuar nga “El Cero” (“Zero”, siç u quajt ndërprerja e papritur dhe masive e energjisë elektrike), jo vetëm vendet iberike, por edhe Evropa mbeten të mpira. Tani që energjia elektrike po rikthehet, kanë nisur që të qarkullojnë teoritë konspirative për të zbuluar shaqet që çuan në ndërprerjen më të madhe të energjisë në historinë e Spanjës dhe Portugalisë.
Për ata që kanë parë së fundmi serialin e Netflix-it “Zero Day” me protagonist Robert De Niro, paniku që mbizotëroi kur rrjeti elektrik shkaktoi në paralizë jetën e dhjetëra miliona njerëzve. Edhe pse zyrtarë nga Bashkimi Europian deklaruan se mundësia e një sulmi kibernetik (i cili ndodhi në mënyrë misterioze në “Ditën Zero”) përjashtohet plotësisht, teoricienët e konspiracionit, siç pritej, refuzojnë të binden.
Disa prej tyre preferojnë të besojnë se ndërprerja e energjisë ishte, për shembull, një “shuplakë” paralajmëruese për atë që mund t’i ndodhë në Europë. Një grup tjetër konspiracistësh, që duket sikur kanë një farë njohurie teknologjike dhe shkencore, ia atribuojnë rënien e rrjetit elektrik zhvendosjes së menjëhershme të Spanjës drejt Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (BRE).
Spanja është një nga vendet që kryeson botën në garën drejt adoptimit të zgjidhjeve të energjisë “të gjelbër”, padyshim sepse ka burime të bollshme natyrore, kryesisht diellin dhe erën. Tashmë në vitin 2024, pjesa e BRE-ve në përzierjen totale të energjisë arriti në 56%, që ishte një rekord i ri historik. Objektivi është kapja e përqindjes 81% nga BRE-të deri në vitin 2030. Megjithatë, bazuar në kundërshtimet e ngritura nga disa, është e mundur që rrjetet ende nuk kanë arritur pikën e besueshmërisë së kërkuar për një varësi kaq serioze nga Burimet e Energjisë së Rinovueshme.
Ndërkohë, ndërsa një takim urgjent i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i kryesuar nga Mbreti Philip VI është planifikuar që të mbahet sot, teksa shkaqet e ndërprerjes së gjatë të energjisë elektrike mbeten nën hetim. Qeveria tregon shumë kujdes dhe njoftimet janë jashtëzakonisht të kursyera, me qëllim që të shmanget konfuzioni i mëtejshëm në opinionin publik. Nga ana tjetër, Portugalia dhe përfaqësuesit e ofruesit kombëtar të energjisë “Redes Energéticas Nacionais (REN)”, fajësuan drejtpërdrejt spanjollët për ndërprerjen e energjisë elektrike dhe ndryshimet ekstreme të temperaturës atmosferike që kanë ndodhur ditët e fundit.
“Ndryshimet ekstreme të temperaturës në brendësi të Spanjës shkaktuan një destabilizim të pazakontë në rrjedhën e rrymës së tensionit të lartë (400 kV), një fenomen i quajtur ‘dridhje e detyruar atmosferike’, e cila nga ana tjetër shkaktoi një seri anomalish të njëpasnjëshme në pjesë të ndryshme të rrjetit elektrik evropian dhe një rënie të frekuencës së transmetimit të energjisë nën 50Hz”. “Problemet e këtij lloji nuk janë të panjohura – megjithëse ato ndodhin rrallë.”
Megjithatë, pyetja thelbësore qëndron nëse ndërprerja e energjisë elektrike e “El Cero” është një ngjarje e izoluar dhe e rastësishme, apo është një parashikim jashtëzakonisht i zymtë i së ardhmes në shoqëritë perëndimore./

