Aktualitet
Ndërroi jetë brenda kamionit të punës, vajza e Arif Karemanit akuzon pronarët
Pak ditë më parë, Arif Karemani humbi jetën në vendin e punës, brenda kompanisë “Q.Sinaj SH.P.K” në Marinzë të Fierit. Vajza e të ndjerit, Silvi Bregu në një intervistë për JOQ shprehet se babai i saj ka ndèrruar jètë nga neglizhenca e pronarëve të punës që nuk i kanë dhënë ndihmën e parë.
Sipas vajzës së 60-vjeçarit të ndjerë, drejtori i firmës Genc Ymeraj dhe administratorët, Baki e Fatos Sinaj, kanë fshehur ngjarjen dhe nuk kanë telefonuar asnjë familjar lidhur me tragjedinë, por e ka gjetur vetë ajo bashkë me vëllain e saj pa shenja jete në ambjentet e kompanisë.
Teksa kërkon ndihmë për rastin e të atit të vendoset drejtësi, ajo ka hedhur akuza drejtpërdrejtë për eprorët e Arif Karemanit, ku sipas saj edhe kur trupi i pajetë i babait të saj i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, pronarët kanë kontaktuar mjekun ta mbyllin rastin sa më shpejtë.