Connect with us

Bota

Ndërrojnë jetë në moshën 62-vjeçare binjakët e bashkuar më të vjetër në botë

Lori dhe George Schappell, binjakët e bashkuar më të vjetër në botë, kanë ndërruar jetë më 7 prill, për shkaqe ende të paqarta, sipas njoftimit të bërë nga shtëpia e funeraleve në Hamburg, Pensilvani.

Binjakët Schappell kanë lindur në Pensilvani më 18 shtator 1961 dhe ishin 62 vjeç kur ndërruan jetë. Ata mbanin rekordin si binjakët e bashkuar që kanë jetuar më gjatë dhe për këtë arsye ishin pjesë e Rekordeve Guinness.

Para se George Schappell të pranonte se ishte transgjinor në 2007-ën, binjakët mbanin edhe rekordin si binjakët e bashkuar të gjinisë femërore më të vjetër në botë. Pas deklaratës për gjininë, ata u bënë të parët që u identifikuan me përkatësi në gjini të ndryshme.

Binjakët në fjalë jetonin me kokën e lidhur dhe ndanin të njëjtën kafkë. Ata kishin të njëjta enë gjaku dhe ndanin bashkë 30% të trurit.

Shkenctarët kanë zbuluar se ata janë një nga rastet më të rralla të binjakëzimit të bashkuar, i cili përbën vetëm 2-6% të të gjitha rasteve.

Kokat e tyre ishin të bashkuara me fytyrat të drejtuara në kahe të kundërta dhe ata nuk mundeshin ta shikonin njëri tjetrin. Operacioni për t’i ndarë nuk ka qenë i mundur kur lindën, por ata vetë janë shprehur se nuk do donin të ndaheshin edhe nëse do ishte e mundur.

World's Oldest Conjoined Twins Lori & George Schappell Dead At 62 - Perez  Hilton

World's oldest conjoined twins dead at 62 years old after defying doctors  who said they wouldn't live past 30

Advertisement