Connect with us

Kronike

Ndërron jetë 55-vjeçari, u rrëzua nga godina ku po punonte në kantier ndërtimi

Një punonjës 55-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të mërkurë pas një aksidenti në vendin e punës.

Sipas policisë, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit në Tiranë në një kantier ndërtimi, shtetasi S. B., 55 vjeç ra nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në spital  rreth orës 13:10.

Advertisement