Connect with us

Bota

Ndërron jetë kritiku më i madh i Putinit

Gleb Pavlovsky, Politologu rus dhe njëherazi ish-këshilltari i presidentit Vladimir Putin, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Mediat vendase raportojnë se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Por, dyshimet janë të shumta, duke qenë se Pavlovsky është reklamuar dhe si një nga kritikët më të ashpër të Putin.

“Ishte një figurë me ndikim në politikën ruse në dekadën e parë të sundimit të Putinit, duke shërbyer si këshilltar i presidentit dhe “teknolog politik”. Për pushtimin rus në Ukrainës, Pavlovsky pati thënë: Putin që më herët e njihja, nuk do ta bënte këtë pasi një person i shëndoshë, por tani ky Putini i ri është i obsesionuar me Ukrainën,”- shkruhet në artikull.

Pavlovsky thoshte se Putin është ‘çmendur’.

“Ai është “i çmendur” për shkak të vendimit për të pushtuar Ukrainën, nisja e pushtimit ishte një “gabim i tmerrshëm” që do t’i japë një “goditje të madhe” presidentit rus,”- thoshte Pavlovsky.

Advertisement